Flash News

KRYESORE

Greqia nuk heq dorë nga kushti që i ka vendosur Shqipërisë për negociatat

Greqia nuk heq dorë nga kushti që i ka vendosur Shqipërisë

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur qëndrimin se një nga kushtet që Greqia i kërkon Shqipërisë për ta mbështetur në hapjen e negociatave janë të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” Dhendias pohoi se shteti grek kërkon nga Shqipëria edhe respektimin e pasurisë të pakicave.

“Dhe nuk ka mundësi që pasuritë në zonën bregdetare të mos jenë objekt që duhet mbrojtur” – tha kryediplomati grek.

“Greqia kërkon nga Shqipëria mbrojtjen e të drejtave të pakicës Greke. Ne nuk kemi pretendime për Shqipërinë. Greqia është një faktor i stabilitetit dhe sigurisë së kufijve. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të kuptojë që ecuria e saj europiane përmban mbrojtjen e te drejtave dhe parimeve europiane, të cilat sigurojnë mbrojtjen e pakicave” – shtoi më tej gjatë intervistës.

Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, ministri i Jashtëm grek theksoi marrëveshjen e Prespës, për të cilën tha se qeveria e Shkupit duhet të respektojë detyrimet nga kjo marrëveshje.

Të fundit