All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Greqia po destabilizon Shqipërinë? Kotzias: Edi Rama nuk mund ta thotë diçka të tillë; ‘Shqipërinë e madhe’ e pengojmë ne

Greqia po destabilizon Shqipërinë? Kotzias: Edi Rama nuk mund ta
All - Paragraf - 1

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka deklaruar se kryeministri Edi Rama e ka të pamundur të deklarojë se Shqipëria po destabilizohet nga fqinji jugor. Gjatë një interviste për ‘Real News’, Kotzias tha se diçka e tillë nuk është thënë nga asnjë zyrtar i qeverisë shqiptare.

All - Paragraf - 3

“Nuk kam dëgjuar asnjë nga qeveria shqiptare të thotë diçka të tillë dhe nuk munden”, është shprehur Kotzias duke shtuar se “Shqipëria iu bashkua NATO-s me suportin e Greqisë dhe ishte gabim fakti që Athina nuk mori asgjë në këmbim”.

Sa i përket deklaratave të bëra nga disa zyrtarë të shteteve të Ballkanit, të cilët paralajmërojnë për krjimin e “Shqipërisë së Madhe”, Kotzias theksoi se Greqia nuk do e lejojë diçka të tillë dhe nëse dikush tenton të kundërtën do përballet me pasoja të mëdha.

“Ka ende nga ata që ëndërrojë për ‘pseudo-madhështinë’. Por ne dhe BE nuk do e lejojmë diçka të tillë. Kufinjtë në Europë janë përfundimtar dhe kushdo që do të përpiqet të fus duart do të përballet me pasoja të mëdha dhe serioze”, ka thënë ministri grek.

Kotzias ka deklaruar se rruga e Shqipërisë për në Europë kalon nëpërmjet reformës në drejtësi, luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, si dhe mbrojtjes së të drejtave të minoritetit grek.

Të fundit