Flash News

KRYESORE

“Greqia pretendon se do zgjerojë ujërat territoriale”, Zëri i Amerikës vë në siklet Ditmir Bushatin

“Greqia pretendon se do zgjerojë ujërat territoriale”,

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është shprehur se procesi i bisedimeve të Shqipërisë me Greqinë po udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare, nga konventa mbi të drejtën e detit, nga parimet e të drejtës kushtetuese dhe legjislacionet respektive.

I pytur nga gazetarja e ‘Zërit të Amerikës’, Menada Zaimi në lidhje me deklaratën e homologut të tij grek, Nikos Kotzias se “shumë shpejt Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale”, Bushati nuk dha ndonjë përgjigje konkrete duke thënë se nuk e di kontektin e deklaratës.

“Unë nuk e di se çfarë ka dashur të thotë ministri i jashtëm grek, por di që i gjithë procesi i bisedimeve me Greqinë udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare, nga konventa mbi të drejtën e detit, nga parimet e të drejtës kushtetuese dhe legjislacionet respektive”, u përgjigj kreu i diplomacisë shqiptare.

Ministri Bushati shtoi se negociatat me Greqinë vijojnë, dhe tashmë dy vendet janë në një fazë dialogu intensiv për të gjitha çështjet, qoftë ato me karakter dhe me peshë historike apo çështjet e aktualitetit politik.

Meta ktheu ligjin për teatrin, ministri Bushati paralajmëron rrafshimin e godinës ekzistuese

Të fundit