Flash News

KRYESORE

Greqia shtyn masat kufizuese ndaj COVID-19, mbyll për 2 javë kufirin me Shqipërinë

Greqia shtyn masat kufizuese ndaj COVID-19, mbyll për 2 javë kufirin

Kufiri me Shqipërinë do të jetë i mbyllur edhe për 2 javë, së bashku me atë të Maqedonisë së Veriut, dhe do të lejohet të hyjnë vetëm kategoritë e paracaktuara me test tamponi negativ ndaj COVID-19 me vete si dhe aplikimin PFL.

Sipas vendimit të publikuar sot, kufizimet do të jenë në fuqi deri më 11 shtator ku përfshihen edhe udhëtimet ajrore dhe ato me tragete.

Sa i përket udhëtimeve, zv/ministri Nikos Hardalias njoftoi ndërprerjen e fluturimeve nga mesnata e 31 gushtit, pas rritjes shpërthyese të rasteve atje.

Ndërkohë, për kategoritë e caktuara të lejuara do të ketë kontrolle paraprake për gjendjen e tyre me apo pa COVID-19.

Kontrolli i marrjes së mostrave nga të ardhurit nga jashtë shtrihet deri më 15 shtator.

Ndërkohë, deri më 19 shtator, kontrollet paraprake do të kryhen mbi pasagjerët e fluturimeve nga Suedia, Belgjika, Bullgaria, Rumania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malta, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Spanja.

Të fundit