Flash News

KRYESORE

Greqia sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare, në garë për herë të parë edhe dy kandidatë shqiptarë

Greqia sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare, në garë

Greqia zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Rreth 10 milionë votues të regjistruar votojnë në 21.478 vendvotime në 59 zona zgjedhore, për të zgjedhur deputetët e periudhës së re pas krizës ekonomike dhe memorandumeve nga 20 parti dhe forca politike në garë.

SYRIZA dhe Nea Dimokratia janë dy forcat e mëdha politike që garojnë përballë njëra tjetrës, ndërsa sipas sistemit zgjedhor në vend për kalimin e pragut zgjedhor 3 për qind do të garojnë për 300 vendet e Parlamentit.

Partia që del e para në zgjedhje sipas sistemit zgjedhor me qëllim për të lehtësuar formimin e qeverisë do të fitojë të drejtën e 50 deputetëve më shumë.

Ndërkohë, në këto zgjedhje pritet të votojnë mbi 150000 emigrantë shqiptarë dhe minoritarë grekë dhe për herë të parë në shtetin helen garojnë në Athinë edhe dy kandidatë shqiptarë,

Bëhet fjalë Fatos Malaj dhe Eda Gemi, dy emigrantë të cilët prej vitesh jetojnë në Greqi, të dy për Partinë Lëvizja për Ndryshim apo 'Kinima Allagis', një forcë politike e majtë në koalicion me PASOK, e cila është në opozitë.

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se pas disfatës në zgjedhjet për Parlamentin Evropian (PE) më 26 maj, që çoi Tsiprasin në vendimin për zgjedhjet e parakohshme, ai nuk ka mundur të mbyllë diferencën në mes dhe se ai ndjek kundërshtarin e tij 8-11 pikë prapa.

Të fundit