Flash News

KRYESORE

Grevë 24 orëshe në Rinas, Autoriteti Civil thirrje pasagjerëve që udhëtojnë drejt Italisë

Grevë 24 orëshe në Rinas, Autoriteti Civil thirrje

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, i ka bërë apel të gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme, e Martë 21 Maj nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.

“Vonesat dhe anullimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air që pritet të jetë 24 orëshe”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Për të shmangur pritjet e gjata, Autoriteti i Aviacionit Civil këshillon  të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit.

Të fundit