Flash News

KRYESORE

Grevë katër orëshe, Autoriteti i Aviacionit Civil lajmëron pasagjerët: Mund të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh

Grevë katër orëshe, Autoriteti i Aviacionit Civil lajmëron

Ditën e nesërme do të zhvillohet një grevë katë orëshe në Itali dhe si pasojë pritet të ketë anulime dhe vonesa fluturimesh.

Autoriteti i Aviacionit Civil u bën thirrje pasagjerëve që të informohen me statusin e fluturimit në mënyrë që të evitojnë pritjet e gjata.

NJOFTIMI

Autoriteti i Aviacionit Civil, i bën thirrje pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme 11 Janar 2019 nga Italia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, se ditën e premte unionet e kontrollorëve të trafikut ajror në Itali, do të mbajnë një grevë 4 orëshe, nga ora 13.00 deri në 17.00.

Si pasojë e kësaj greve pritet të ketë vonesa dhe anullime fluturimesh në disa aeroporte të Italisë.

Autoriteti i Aviacionit Civil i bën apel pasagjerëve që kanë rezervuar për të udhëtuar ditën e nesërme, që të kontaktojnë me agjensitë ku kanë marrë biletën dhe kompaninë ajrore, për tu njohur me statusin e fluturimit në mënyrë që të evitojnë pritjet e gjata.

Të fundit