Flash News

KRYESORE

Grevë në aeroport, Autoriteti i Aviacionit Civil njofton pasagjerët

Grevë në aeroport, Autoriteti i Aviacionit Civil njofton

Ditën e nesërme do të ketë grevë nga ora 10.00 deri në 18.00 në aeroportin e Anconas. Për këtë arsye Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar pak minuta më parë të gjithë pasagjerët që kanë parashikuar të udhëtojnë ditën e nesërme nga Ancona në Tiranë dhe anasjelltas që do të ketë udhëzime të reja për ta.

NJOFTIM

Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton të gjithë pasagjerët që kanë parashikuar të udhëtojnë ditën e shtunë dt 26 Maj 2018, nga dhe drejt Aeroportit të Anconës në Itali, se ditën e shtunë në Aeroportin e Anconës, do të ketë grevë nga ora 10.00 deri në 18.00.

Ditën e shtunë është parashikuar një fluturim nga Aeroporti i Anconës me drejtim TIA, dhe anasjelltas, për këtë arsye AAC apelon ndaj pasagjerëve që të ndjekin me vëmendje njoftimet e kompanisë ajrore që kanë rezervuar biletën dhe adresën zyrtare të aeroportit, për të shmangur pritjet e gjata.

Për çdo problematikë mos hezitoni të na shkruani, stafi i AAC është i gatshëm t'ju ofrojë ndihmë.

Të fundit