Flash News

KRYESORE

Grida Duma flet për ‘fuqinë e grupit’ me të rinjtë: Ftoj në politikë këdo që gjen veten mirë me mua

Grida Duma flet për ‘fuqinë e grupit’ me të

Grida Duma, anëtarja e Kryesisë së PD ka shprehur dëshirën që vendi të drejtohet nga fuqia e grupit, dhe jo nga një person vetëm ose “njëshat” siç i quan ajo.

E ftuar në ‘Vizion Plus’ dhe e pyetur nga moderatorja Bora Zemani se cili do të ishte pozicioni që ka ambicie në politikë, Grida tha:

“Mendoj se vendit i ka ardhur momenti të çlirohet nga kultura e njëshit. E ka dëmtuar për një shekulli. Nëse kam një imagjinatë të mirë për të bërë ndonjë gjë në politikën shqiptare dhe uroj të kem mundësi , ëndërroj realisht të marrë fuqi grupi

Zemani: Jo ti vetë?

Duma: Absolutisht jo, ky vend fiton lirinë e vet të zhvillimit në momentin që një grup njerëzish, të rinj mundësisht, të delegohet tek ta pushet dhe politika të mos konceptohet si politika e njëshit. Është tragjedi që njëshit vendosin sikur janë zota.

Zemani: Do e bësh këtë grup, që të jesh edhe drejtuesja?

Duma: Absolutisht po. Gjithçka që mund të bëjmë është të frymëzojmë nëse atyre ju vlen vetja aty. Do ftoja në politikë këdo që gjen veten mirë me mua. Kaq.

Të fundit