Flash News

KRYESORE

Grida Duma komenton kushtet e vendosura nga Bundestagu: Tregojnë që Shqipëria ka bërë hapa pas

Grida Duma komenton kushtet e vendosura nga Bundestagu: Tregojnë që

Sekretaria për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma tha se vendimi i Bundestagut gjerman për të votuar pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por me kushte, tregon se vendi ka bërë hapa pas.

“Po-ja e Bundestagut është një “stand by”, pra një qëndrim në vend. Pjesa e mirë, është, së pari, se nuk u nda Shqipëria nga Maqedonia. Shqipëria qartazi nuk i ka plotësuar kushtet, sepse përfaqësuesit ndërkombëtarë shprehen ndryshe për vendin tonë dhe ndryshe për Maqedoninë. Nuk është një meritokraci e plotë. Momenti i dytë, është fakti se nëntë pikat e Bundestagut do ishte njësoj si të ishte një qeveri tranzitore. Po ta përkthesh në detyra themelore janë këto: Reformë Zgjedhore, ndëshkueshmëri të krimit elektoral”, tha Duma për News 24.

Ish-deputetja e PD thotë se largimi i Ramës mund të ndodhë vetëm nëpërmjet procesit zgjedhor, sepse sipas saj, opozita nuk kërkon thjesht të vijë në pushtet, por kërkon të ndërtojë sistemin. Për këtë, rëndësi parësore ka reforma zgjedhore.

Gjithashtu Duma kërkon që dialogu politik mes palëve të bëhet me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, sepse sipas saj, nuk mund të ketë garanci te shumica.

Të fundit