Flash News

KRYESORE

Grida Duma 'ndryshe' nga moshataret: Në shkollë shkoja me Vespa dhe më shoqëronte një qen stani

Grida Duma 'ndryshe' nga moshataret: Në shkollë shkoja me

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, e ftuar në emisionin ‘Rudina’ në tv Klan ka kujtuar kohën e studimeve në lice dhe ka zbuluar pak nga karakteri i prindërve të saj.

Grida zbuloi se në moshën 18-vjeçare studionte piano dhe violinë, e nxitur nga disiplina e rreptë e së ëmës.

Ndërsa për babain nuk thotë të njëjtën gjë. Atë e kujton si një person liberal, madje tregon se i kishte blerë një motor. Edhe një detaj interesant që ndau me publikun është se në shkollë shoqërohej nga një qen stani.

E kujton veten si një vajzë plotësisht jashtë kornizave. Kisha dalë nga liceu, studioja violinë dhe piano sekondare. Po të ma thuash sot e kam tmerr sepse e studioja me dhunë disipline nga mamaja. Ishte një grua që donte patjetër suksesin maksimal. Vija nga violina dhe ishte periudha në të cilën mu desh të ushtrohesha shumë për të pasur në fokus matematike, fizikë dhe kimi. Më pas duhet të zgjedhja çfarë të studioja. Nuk bëja asgjë që bënin gocat e atëhershme.

 Isha me fat që kisha një baba që ishte ndryshe nga tradicionali dhe ngjizi tek unë lirinë individuale. Në shkollë shkoja me Vespa dhe njerëzit çuditeshin. Gjithshtu në shkollë më shoqëronte një qen stani. Duken si gjëra të vogla por në atë kohë edhe një palë xhinse bënin ndryshimin”, tregoi Grida Duma.

Të fundit