Flash News

KRYESORE

Grida Duma shpjegon se përse është pro listave të hapura në zgjedhje

Grida Duma shpjegon se përse është pro listave të hapura

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma mendon se mënyra e vetme që forca që ajo përfaqëson të rikthejë frymën te qytetari, është nëpërmjet listave të hapura në zgjedhje.

“Jam shprehur dhe kam shkruar, listat e hapura. Besoj fort që motori konkurrencial dhe frymëzues për opozitën është mundësia e përfshirjes së qytetarit te kandidimi. Në qoftë se kemi një të keq dhe një tjetër më pak të keq, duhet të zgjedhimin më të mirin.

Ne e dimë që krimi elektoral nuk e ka marrë akoma ndëshkimin. Si mund ta mundim krimin, autokracinë dhe instalimin e një regjimi që i ka të gjitha pushtetet përveç se me frymë. PD nuk ka pasur ndonjëherë strukturën, disiplinën, ka pasur frymëzimin dhe nuk ka bërë kalkulimet matematikore si marioneta”, tha ajo në emisionin “Java” në TVSH.

Duma shtoi se në tryezën e reformës zgjedhore do të trajtohemi jo si parti jashtë parlamentit, por si forca kryesore e opozitës.

Të fundit