Flash News

KRYESORE

Grida Duma: Të futet testi i drogës, përse Rama nuk lëshon kryebashkiakët problematikë

Grida Duma: Të futet testi i drogës, përse Rama nuk lëshon

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma mendon se në politikën shqiptare është e domosdoshme që të futet testi i drogës. Ajo kujton se kjo ka qenë një kërkesë e bërë prej kohësh nga opozita.

“A duhet bërë testi i drogës? Absolutisht po! Kjo ka qenë kërkesa e opozitës por nuk është aprovuar në Parlament. Disa vende e kanë futur. Ne jemi në momentet ku vetëm ligji i dekriminalizimit, me këtë aplikim ashtu siç është ka arritur të nxjerrë nga sistemi mbi 300 individë. Njerëz që nuk kanë nën administrim mendjet e tyre nuk mund të administrojnë jetët e njerëzve.”, tha Duma në emisionin “Zonë e lirë”.

Ajo komentoi edhe videon ku dyshohet se shfaqet kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar drogë.

Problemi më i madh është që ai (Rama) përpiqet të mos i lëshojë sepse ai e di se nëse lëshon njërin apo tjetrin, kaskada është e gjatë. Populli na blenë dhe na shet sepse nuk na shikon më si kredibël. Nuk i voton njeri këta njerëz, por këta janë duke ndëshkuar Shqipërinë në raportin e ikjes. Ky është modeli në bashkitë ku emigracioni është më i lartë.”

Të fundit