Flash News

KRYESORE

Griezman i zhgënjyer: Kam fituar tre trofe dhe nuk jam në podiumin e “Topit të Artë”

Griezman i zhgënjyer: Kam fituar tre trofe dhe nuk jam në podiumin e

Futbollisti francez, Griezman, ka bërë një performancë të shkëlqyer këtë sezon ku arriti të fitonte “Kupën e Botës” me Francën dhe “Kupën e Superkupën e Europës” me Atletikon e Madridit.

Mirëpo, sulmuesi ndihet i zhgënjyer pasi edhe pse ka fituar tre trofe, nuk ndodhet në podiumin e FIFA-s për “Topin e Artë”.

“Unë e meritoj të jem mes 3 të parëve. Në 2016 kam humbur 2 finale dhe isha në podium pas Ronaldos dhe Mesit, ndërsa këtë vit kam fituar 3 dhe nuk jam. Është diçka e çuditshme dhe ndjej keqardhje. Ne fituam Kupën e Botës dhe nuk ka asnjë francez” u shpreh Griezman për “L’Equipe”.

Kujtojmë se pjesë e podiumit janë Ronaldo, Modriç dhe Salah.

Të fundit