Flash News

KRYESORE

Griezmann: Këtu s’ka lojë të bukur, më interesojnë vetëm pikët dhe fitorja

Griezmann: Këtu s’ka lojë të bukur, më

Ekipi i Atletico Madrid, edhe pse arriti të merrte 3-pikëshin e fitores, pati një përballje mjaft të vështirë ndaj Rayo Vallecanos, ku nuk munguan as kritikat e shumta për mënyrën e lojës.

Në intervistën pas ndeshjes, autori i goli Antoine Griezman, u shpreh se nuk i intereson shumë loja, por fitorja dhe pikët.

“Nuk më intereson nëse njerëzve nuk u ka pëlqyer loja. Ne jemi Atletico, këtu nuk ka lojë të bukur, vetëm pikët kanë rëndësi. Ëndrra ime është të vazhdoj të fitoj sa më shumë në karrierën time, qoftë me Atleticon, apo edhe me Francën”, ka thënë ai.

Griezmann foli gjithashtu dhe për Topin e Artë, për të cilin është një nga kandidatët e mundshëm për ta fituar.

“Topi i Artë vendoset nga njerëz të tjerë. Jam i lumtur që jam një kandidat për fitimin e këtij trofeu, por më duhet të falënderoj dhe shokët e skuadrës në klub e tek Franca, pasi pa ta nuk do të kisha luajtur kurrë kaq mirë”, deklaroi kampioni i botës me Francën.

Të fundit