Flash News

KRYESORE

‘Grip i stinës apo mortje e shekullit?’ Ish deputeti nxjerr deklaratat e Ramës për koronavirusin: Klloun që ndryshon skenar sa herë i duhet shtrëngojë karrigen

‘Grip i stinës apo mortje e shekullit?’ Ish deputeti nxjerr

Ish deputeti demokrat Ervin Salianji, ka publikuar në Facebook një video me deklaratat e kryeministrit Rama të datës 11 dhe 28 mars, ku ndante dy qëndrime të kundërta për koronavirusin.

Në fillim Rama e quante koronavirusin një grip të zakonshëm e më tej si fort të rrezikshëm duke e krahasuar me një mortje “që kërkon të na grijë mishin”.

Për këtë ish deputeti Salianji thotë se kryeministri tallet me qytetarët, duke aktruar si klloun sipas interesit.

“Dëgjoni Edi Ramën se si i mashtron dhe tallet me qytetarët që sot meritojnë qeverisje të pergjegjshme dhe serioze! Shikoni dhe dëgjoni se si çfarë thotë në një moment e ndryshon tëresisht momentin tjetër për ti shërbyer pushtetit të tij personal duke u sjellë si klloun!

Klloun që ndryshon skenar sa herë i duhet të mbajë fort karrigen. 🤡 që njëherë thotë që koronavirus është grip i zakonshëm dhe pak ditë më pas e quan mortja e shekullit.

Po kujt t’ia thuash këtë?! Kllouni nuk degjon dhe nuk sheh ç’ thotë e bën. 👎

🤡Kllouni e ka mendjen për shfaqje me shpresën se do t’u largojë mendjen shqiptarëve nga hallet dhe do vazhdojë të zhvasë për vete dhe një grup okigarkësh afër tij 👇”, shkruan Salianji.

Të fundit