Flash News

KRYESORE

Gripi me temperaturë të lartë, mjekët pediatër apel prindërve: Respektoni dozat e ilaçeve tek të vegjlit

Gripi me temperaturë të lartë, mjekët pediatër apel

Gripi vijon të përhapet me intensitet të lartë në Shqipëri. Shqetësues është fakti se shoqërohet me temperatura të larta sidomos tek fëmijët e vegjël.

Kjo bën që prindërit të përfshihen nga paniku.

Mjekët pediatër këshillojnë të ruhet qetësia, të respektohen dozat dhe oraret e dhënies së antipiretikeve.

“Paracetamolët duan një kohë të përthithen dhe më pas të veprojnë, mund të kapin edhe vlera të larta të temperaturave dhe nevojitet një zhveshje e bebit. Pas dy orëve të dhënies së këtij medikamenti, nëse kemi temperatura të të lartë, mund të këmbejmë kombinime të medikamenteve. Ulja e temperaturës ndodh nga përdorimi i paracetamolit dhe ibuprofenit. Në rëstet kur paracetamolin e përdorim më tepër se sa duhet, mbetet në mëlçi. Pasi ne nuk do ta përdorim më, do të bëhet çlirimi i tij dhe ne e kemi në qarkullim”, shprehet për A2 Esmeralda Skuka, mjeke pediatre.

Në periudhën e zgjatur të gripit nuk kanë munguar as rastet e fëmijëve që shfaqin temperaturë të ulët, nën 36.

Mjekët e shpjegojnë arsyet, por dhe mënyrën sesi duhet të veprojnë prindërit në këto raste.

“Ulja e temperaturës ndodh nga përdorimi i paracetamolit dhe ibuprofenit. Në rëstet kur paracetamolin e përdorim më tepër se sa duhet, mbetet në mëlçi. Pasi ne nuk do ta përdorim më, do të bëhet çlirimi i tij dhe ne e kemi në qarkullim”, shprehet mjekja për A2.

Të fundit