Flash News

KRYESORE

‘Grisja e saj në fije të perit’, Bylykbashi i përgjigjet Ramës: Kurioz të shoh si këputet një marrëveshje me kontribut të ndërkombëtarëve

‘Grisja e saj në fije të perit’, Bylykbashi i

I ftuar në  “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi foli për zhvillimet e fundit lidhur me këtë tryezë.

Ndër të tjera Bylykbashi i është përgjigjur edhe kryeministrit Edi Rama, i cili nga foltorja e Kuvendit tha se ‘marrëveshja për reformën zgjedhore është në fije të perit për t’u grisur’.

Bylykbashi u shpreh se është kurioz të shohë se si këputet si fije peri një marrëveshje që është me kontribut të ndërkombëtarëve.

“Jam shumë kurioz të shoh se si e këput atë fije peri në një marrëveshje që është me kontribut të ndërkombëtarëve. Por ka marrë që nga vlerësimi i Odhir, nga BE, por edhe nga Pompeo. Jam shumë kurioz ta shoh dhe Ramën se sa kurajo do ketë. Jam shumë kurioz për ata deputetë që tundin letra në dorë se si dalin kundër kësaj. Jam shumë kurioz ti shoh sa trima dalin përpara të gjithë interesit publik shqiptar”, tha Bylykbashi.

Sa i takon identifikimit biometrik në zgjedhje, Bylykbashi tha se do të realizohet 100% në zgjedhjet e ardhshme në të gjithë vendin.

“100% në të gjitha qendrat e votimit. Kemi angazhimin politik. Do të ketë edhe një asistencë nga ekspertë ndërkombëtarë, për të garantuar se mazhoranca nuk saboton procesin. Do të ketë një rol të rëndësishmë zv.komisioneri. bllokues do të jetë komisionari që do vërë mazhoranca, ai mund të bllokojë aktet”, tha Bylykbashi.

Të fundit