Flash News

KRYESORE

“Grisni teserat e LSI”/ A jeni penduar që jeni tërhequr nga kjo deklaratë, nisur nga afrimi Rama-Meta? Si përgjigjet Basha

“Grisni teserat e LSI”/ A jeni penduar që jeni tërhequr

“Gjatë fushatës së zgjedhjeve të kaluara, ju u kërkuat shqiptarëve që të grisnin teserat e LSI. Duke parë raportet e fundit të kryeministrit me Presidentin, a jeni penduar që jeni tërhequr nga kjo deklaratë?”, është pyetur sot kreu i PD, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

Kryedemokrati Basha u shpreh se opozita është e bashkuar dhe se fundi i kësaj qeverie është i pashmangshëm.

“Më vjen keq që ata që ndjekin tv tuaj dhe shpresojnë në përcarjen e opozitës për të mbajtur në këmbë një regjim hajdutësh, duhet ta dëgjojnë shkoqur edhe nga unë, si nga cdo aleat se opozita është e bashkuar dhe fundi i Ramës është i pashmangshëm.

E vetmja gjë që ka në dorë është që të lejojë qytetarët të zgjedhin me votë ose të përballet me zemërimin e tyre legjitim e pasojat që do sjellë bllokimi apo i manipulimi i procesit zgjedhor, për të cilin është investuar personalisht para 6 javësh duke kërkuar legalizimin e kanabisit e bashkë me kupolën e PS procesin e kanabizimit në gjithë vendin.

Për këtë janë informuar edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Laku në qafën e kësaj qeverie po ngushtohet. Fundi i kësaj qeverie është i vulosur. Shqiptarët do kenë zgjedhje ose do bëjnë atë që bën cdo shoqëri europiane kur i mohohen të drejtat themelore”, u shpreh Basha.

Të fundit