Flash News

KRYESORE

“Grua është zanat tjetër”, aktivisti i LGBT kundër Mira Kazhanit

“Grua është zanat tjetër”, aktivisti i LGBT

Aktivisti i LGBT, Kristi Pinderi ka reaguar kundër një shkrimi të gazetares Mira Kazhani në ‘Tiranapost’ ku ajo komentonte personazhin Linda Rei, djalin shqiptar të kthyer në vajzë nëpërmjet operacioneve.

“Të jesh grua nuk mjafton të kesh vetëm një vaginë linda, e dashur Linda”, shkruante Kazhani në komentin e saj, çka ka ngjallur reagimin e Pinderit.

Kristi Pinderi ka shpërthyer në ofendime ndaj Kazhanit nuk e konsideruar injorante dhe jo gazetare.

“Më duhet ta them: Persiatjet e Mira Kazhanit janë një çorbe pa shije që ngjan si e vjellë! Për çështjet e të qenit grua po ia lë Xheni Karaj të japë një mendim :) po për çështje të gazetarisë mund ta them diçka: nuk mund të jesh edhe gazetare edhe injorante. Përjashtojnë njëra tjetrën. Gjasat janë të kesh mbetur te kjo e dyta”, shkruan Pinderi.

Nuk është hera e parë që Kristi Pinderi shpërthen në akuza dhe fyerje ndaj personave publik, të cilët mbajnë qëndrime të kundërta me ato të komunitetit LGBT.

Të fundit