Flash News

KRYESORE

Gruaja 101-vjeçare që ia doli t`i mbijetojë gripit spanjoll, të mposhtë kancerin dhe koronavirusin

Në kohën kur pandema globale e koronavirusit ka goditur shumë vende të botës, ka shkaktuar shumë viktima dhe ka gjunjëzuar ekonominë botërore, ka edhe lajme të mira – lajme shprese.

Një grua në moshën 101-vjeçare, nga New York-u, ka arritur të mposhtë koronavirusin. Angelina Friedman i mbijetoi gripit spanjoll në vitin 1918. Mundi kancerin dhe arriti të fitoonte ndaj COVID-19.

E moshuara, i mbijetoi gripit spanjoll, më shumë se 100 vjet pasi nëna e saj vdiq duke lindur në bordin e një anije pasagjerësh që çonte emigrantë italianë, në Nju-Jork, gjatë valës së dytë të gripit spanjoll.

Familja e saj e thërret “mbinjerëzore”,pasi ajo kapërceu gripin spanjoll, abortet, kancerin, sepsën dhe tani pandeminë e saj të dytë, COVID-19.

Të fundit