Flash News

KRYESORE

Gruaja e denoncoi për dhunë, policia i zbulon drogë brenda banesës 53 vjeçarit (EMRI)

Gruaja e denoncoi për dhunë, policia i zbulon drogë brenda

Bashkëshortja e akuzoi për dhunë fizike dhe psikologjike, por policia pas kontrollit zbuloi drogë brenda banesës së 53 vjeçarit Bujar Nushaj.

Ditën e djeshme, pas një kallëzimi të bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë prej shtetases E.N., pasi bashkëshorti i saj e ka dhunuar psikologjikisht si edhe fizikisht për motive të dobëta, shërbimet policore kanë shkuar pranë banesës së tyre me qëllim ndalimin e shtetasit Bujar Nushaj.

Gjatë kontrollit që strukturat e policisë kanë ushtruar në dy banesat e tij, përkatësisht në banesën e ndodhur në fshatin Babicë kanë konstatuar brenda murit rrethues të banesës një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, me një peshë totale prej 12 kg e 500 gramë

Po ashtu në banesën tjetër, të po këtij shtetasi,  në fshtin Penkovë, policia ka konstatuar si edhe sekuestruar një tjetër sasi lëndë narkotike prej 13 kg e 500 gramë.

Në përfundim të hetimeve policia ka bërë  shpalljen në kërkim të shtetasit Bujar Nushaj, 53 vjeç, banues në Babicë, Vlorë, pasi ky shtetas  ishte larguar në momentin e mbritjes së Policisë.

Materialet iu referuan  Prokurorisë në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprat penale ''Dhuna në familje'', dhe ''Prodhim shitja e narkotikëve'', të parashikuara nga nenet 130/a dhe 283/1 të Kodit Penal.

 

                                                      

Të fundit