Flash News


KRYESORE

Gruaja e Sokol Olldashit i bashkohet tryezës së PD-së për arsimin

Enkeleda Olldashi, bashkëshortja e të ndjerit Sokol Olldashi, i është bashkuar tryezës për arsimin që u organizua sot nga Partia Demokratike. Ajo është pedagoge në Universitetin e Tiranës, ndërkohë që në nisje të takimit është përshëndetur edhe me kryedemokratin Lulzim Basha.

Familja e ish-ministrit Sokol Olldashi ka qëndruar distante nga politika, por së fundmi është djali Glauk Olldashi, që po angazhohet gjithnjë e më shumë. Pasi ka shprehur dëshirën për të kontribuar në të ardhmen në politikën shqiptare, Glauku është parë edhe në protestat e organizuar muajt e fundit nga opozita kundër Qeverisë.

Të fundit