Flash News

KRYESORE

Gruaja kalonte kanabisin në burg përmes pjesëve intime/ Pezullohen tetë punonjës të burgut të Fushë Krujës

Gruaja kalonte kanabisin në burg përmes pjesëve intime/

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka zbuluar skemën se si futej dhe transportohej kanabisi në burgun e Fushë-Krujës. Nuk ka vonuar as masa disiplinore; shkarkim nga detyra për 8 punonjës.

Report Tv mëson se Shkëndije Rama ishte personi që fuste lëndën narkotike në burg për burrin e saj Isuf Rama. Ajo e fshihte hashashin në pjesët intime për të lehtësuar kalimin. Si provë për këtë janë edhe përgjimet telefonike mes të dënuarit dhe bashkëshortes së tij.

Për masën e marë nga Burgjet, fillimisht janë pezullur dy punonjës që dyshohen se nuk kanë ushtruar kontrolle të mjaftueshme, ndërsa më pas të u pushuan edhe 6 efektivë me regjim të brendshëm.

Ndërkohë ashkëshortja e Isuf Ramës ndodhet në “arrest në shtëpie”.

Të fundit