Flash News

KRYESORE

Gruaja vdes në spitalin privat në Tiranë, mjekët nuk njoftojnë policinë

Gruaja vdes në spitalin privat në Tiranë, mjekët nuk

Një tjeter ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spitalin 'Mbretëresha Geraldinë" në Tiranë ku Engjëllushe Stafa, 39-vjeç ka gjetur vdekjen ndërkohë që mjekët nuk ka njoftuar në kohë policinë por kanë lënë familjarët të marrin kufomën pa iu nënshtruar ekzaminimeve.

Pas ngjarjes u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B.N., 44 vjeç,  Z.D  50 vjeç dhe V.T, 61 vjeç, banues në Tiranë, drejtor i një institucioni Gjinekologjik privat dhe mjek anestezist

Njoftimi i Policisë:

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B.N, Z.D e V.T, vjeç 44, 50 e 61, banues në Tiranë, drejtor i një institucioni Gjinekologjik privat dhe mjek anestezist, pasi dyshohet se ka gjetur vdekjen shtetasja E.S, vjeç 39, banuese në Tiranë, të cilët nuk kanë njoftuar në kohë organet kompetente dhe kanë lejuar që të merrej kufoma nga të afërmit, pa iu nënshtruar ekzaminimeve në morgun e I.M.L. Neni 300 i Kodit Penal.

 

Të fundit