Flash News

KRYESORE

Gruevski në Hungari, kundërshton Shkupi zyrtar: Paradoksale që një i dënuar strehohet në vendin e BE-së

Gruevski në Hungari, kundërshton Shkupi zyrtar: Paradoksale që

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, e quajti paradoksale që një vend i Bashkimit Europian strehon një të dënuar për korrupsion, duke iu referuar Hungarisw.

“Është sa ironike dhe paradoksale që një njeri i dënuar për korrupsion gjen strehim dhe fiton azil në një vend anëtar të BE-së. Kjo gjë është një problem për Bashkimin Europian dhe për besueshmërinë e parimit të sundimit të së drejtës në bllok”, theksoi Dimitrov.

Dimitrov shtoi se në kuadër të takimit ministror të NATO-s, që do të mbahet në Bruksel më 4 dhe 5 dhjetor, do të bisedojë për këtë rast me homologun e tij hungarez Peter Sijarto.

Zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë, Mile Bosnjakovski, u shpreh i sigurt se Gruevski do të kthehet dhe do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata, pasi pretendimet e parashtruara prej tij në kërkesën për azil janë të pabaza.

“Deri tani në të gjitha procedurat gjyqësore të ekstradimit midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Hungarisë nuk janë vënë re parregullsi. Është e qartë si kristali se pretendimet e Gruevskit janë të pabaza,” tha Bosnjakovski.

Bashkimi Europian paralajmëroi Hungaria se do të duhet të japë sqarime si vend anëtar nëse i jep statusin e azilantit politik Nikolla Gruevskit.

Të fundit