Flash News

KRYESORE

Gruevski në opozitë kërkon ndihmën e shqiptarëve: LSDM krijoi steriotipe, nuk do fitoni prej tyre

Gruevski në opozitë kërkon ndihmën e shqiptarëve: LSDM

Nikolla Gruevski, i cili ndodhet tashmë në opozitë, e ka kuptuar se pa shqiptarët e ka të vështirë që të vijë sërish në pushtet, ndaj po bën gjithçka që është e mundur për të ndryshuar raportet e partisë së tij me këtë komunitetit.

Duke folur në 27 vjetorin e VMRO-DPMNE, Gruevski tha se LSDM e mbështetur nga mediat e saj, ka krijuar steriotipe te shqiptarët për të pamundësuar një koalicion. Ai theksoi se shqiptarët do e kuptojnë shumë shpejtë se asgjë e mirë nuk do u vijë nga Zoran Zaev.

“Duhet të punojmë fort për të ndryshuar percetimin që strukturat e LSDM së bashku me mediat pranë tyre, kanë krijuar te shqiptarët, sipas të cilave, koalicioni ynë me një parti shqiptare do të ishte barrë e rëndë për këtë të fundit. E gjitha kjo ka qenë e qëllimshme për të krijuar idenë se LSDM-ja është e preferuara e shqiptarëve në Maqedoni. Shqiptarët do e shohin se asgjë e mirë nuk do u vijë nga LSDM”, ka deklaruar Gruevski.

Pavarësisht se u shpall fitues në zgjedhjet parlamentare, Gruevski dështoi të krijonte qeverinë pasi asnjë nga partitë shqiptare nuk iu bashkua.

Të fundit