Flash News

KRYESORE

Gruevski u largua nga Shqipëria drejt Malit të Zi, udhëtoi me një makinë të ambasadës hungareze

Gruevski u largua nga Shqipëria drejt Malit të Zi, udhëtoi me

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka kaluar përmes territorit shqiptar për në Mal të Zi. Mësohet se Gruevski ka hyrë ilegalisht në territorin shqiptar në datën 11 nëntor.

Nga territori shqiptar, ish-kryeministri maqedonas për të cilin është prerë një fletë arresti, ka dal nga pika doganore e Hanit të Hotit.

Ai ka udhëtuar për në Mal të Zi me një makinë të ambasadës hungareze, me targa CD1013A.

Mësohet se makina me të cilën ka udhëtuar Gruevski është kthyer sërish në Shqipëri, por pa ish-kryeministrin pas 45 minutash.

Të fundit