Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Grumbullimet fetare” apo lapsus-i i pavend i Ministrisë së Shëndetësisë
nga Gjergj Meta
Koha që po kalojmë të gjithë bashkë, mbart në vetvete shumë ndërlikime, stres, paqartësi, por edhe shumë humanitet, solidaritet, përkujdesje e shërbim.
Në këtë situatë të gjithë po përpiqemi të bëjmë diçka të mirë e të bashkëpunojmë sa të jetë e mundur, si individë dhe si institucione, në mënyrë që të dalim faqebardhë nga kjo pandemi. Secili prej nesh mbart peshën e përgjegjësisë e po mundohemi të jemi në lartësinë e duhur përballë kësaj përgjegjësie. Këto kohë kam pasur rastin personalisht, per një sëre rrethanash, të shikoj angazhimin serioz dhe njerëzor të institucioneve dhe të shumë njerëzve që punojnë aty, edhe pse nuk duken shumë në media. Për këtë meritojnë gjithë përgëzimin tonë.
Çka më tërhoqi vëmendjen dje paradite ishte një poster informativ që mbante firmën e tre institucioneve të rëndësishme, OBSH, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Pyetjes se çfarë do të thotë distancim social ky poster i përgjigjej me dy ilustrime. Së pari që me distancim social nënkuptohet mbajtja e minimum një metër distance nga njëri-tjetri dhe së dyti se duheshin shmangur vendet e populluara, të tilla si grumbullimet fetare.
Më bëri përshtypje se si, pikërisht të djelën në mëngjes, një poster zyrtar, merr si të vetmin shembull për t’u shmangur grumbullimin fetar. Dua të besoj se ka qenë një lapsus, edhe pse këto të fundit nuk janë asnjëherë "të pafajshëm", së paku sipas psikoanalizës. Ështe e çuditshme kjo zgjedhje fjale, apo tipologjie grumbullimi, ndërkohë që mund të ishin marrë edhe shembuj të tjerë. Përveç faktit që fjala grumbullim në konceptin religjioz (së paku atë katolik) është një term jo i përshtatshëm, pasi grumbullimi ka të bëjë me masa amorfe, apo me gjëra lëndore, më shumë se sa me njerëz, ky përdorim më krijoi një ndjesi të pakëndshme ndërsa e lexoja.
Çdo lloj grumbullimi mund të jetë burim prekjeje dhe ngjitjeje virusi, e çdo lloj vendi, edhe fasoneritë, edhe autobusat që i transportojnë, edhe baret apo restorantet që do të hapen shpejt. Por përpiluesit e këtij posteri kanë zgjedhur pikërisht grumbullimet fetare. A ka një arsye që është zgjedhur pikërisht kjo tipologji? A ka sinjale se përbën rrezik më të madh se sa grumbullime të tjera?
Duke ndjekur logjikën e postimit në Facebook të faqes së Ministrisë së Shëndetësisë duket se kjo lloj shmangie do të ndodhë derisa të gjendet vaksina. Çfarë mesazhi kërkohet të përcillet në këtë rast? Dhe kujt i drejtohet? Në fakt, po t’u hedhësh një sy komenteve në këtë postim nuk e gjen një koment që të jetë dakord me përmbajtjen e posterit, e sidomos me përdorimin e togfjalëshit “grumbullim fetar”, madje ka edhe shumë zemërim në pothuajse totalitetin e komenteve.
Duhet thënë se, ndryshe nga shumë vende të tjera, në Shqipëri, komunitetet fetare kanë qenë të parat, dhe me nismë të tyre, që kanë pezulluar veprimtaritë fetare, për të bashkëpunuar në të mirën e ruajtjes së shëndetit të njerëzve.
Në shumë raste krerët fetarë kanë dhënë mesazhe shumë pozitive për këtë situatë si p.sh. për respektimin e rregullave, apo duke u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, duke mbajtur të gjallë dritën e shpresës, përkundrejt një retorike shpesh të dhunshme dhe frikësuese institucionaletë pësuar nga njerëzit, në një kontekst ku tashmë kishte mjaft ngarkesë për shkak të pandemisë.
Nuk mendoj se ka pasur ndonjë gjë më pozitive se sa komunitetet fetare që kanë mbështetur pa kushte njerëzit e po ashtu kanë inkurajuar ata që punojnë me të sëmurët, mjekët dhe infermierët, nga pikëpamja morale e shpirtërore.
Komuniteti Bektashi dhe ai Ortodoks kanë dhënë edhe ndihma materiale për Policinë e Shtetit. Shpesh, për shkak të vendimeve që kemi marrë, na është dashur të përballemi edhe me besimtarët tanë që kërkonin me çdo kusht rifillimin e veprimtarive fetare, por kemi bërë thirrje për durim dhe në çdo komunikim tonin me besimtarët kemi kërkuar zbatimin e rregullave të vendosura nga shteti e kemi vepruar në baze të atyre rregullave. Kemi vlerësuar punën e mjekëve dhe të punonjësve të rendit në çdo moment. Po ashtu institucionet dhe vendet e kultit janë dizinfektuar si kudo tjetër.
Sigurisht kemi bërë vetëm detyrën e nuk meritojmë asnjë falenderim, pasi jemi të bindur se kemi bërë gjënë e duhur.
Prandaj unë shpresoj që ky lapsus të jetë i rastësishëm e të ketë mundesi dhe kohë që të korrigjohet, pasi kemi bërë aq sa kemi mundur për mirë, për të mos merituar një stigmë të tillë në një poster institucional.
*Monsinjor Gjergj Meta është Ipeshkëv i Dioqezës së Rrëshenit
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38