Flash News

KRYESORE

Grupet parlamentare të opozitës kërkojnë zëvendësimin e Hajdarit me Murrizin në Komisionin e reformës zgjedhore

Tre grupet parlamentare opozitare i kanë propozuar Kuvendit një kërkesë për të zëvendësuar Rudina Hajdarin si bashkëkryetar e Komisionit për reformën zgjedhore dhe në vend të saj të emërohet Myslim Murrizi.

Sipas tyre, Hajdari nuk mund të përfaqësojë me opozitën parlamentare pasi ka firmosur një marrëveshje që nuk janë dakord dhe nuk e votojnë në Kuvend.

 “Nihmet Musai në emër të grupit parlamentar të deputetëve të pavarur kërkon që bashkëkryetar i Reformës zgjedhore, si përfaqësues i opozitës parlamentare, të jetë zoti Myslim Murrizi, në vend të zonjës Rudian Hajdari”, thuhet në letër.

Më herët, ata i kanë dërguar një draft ku i kërkojnë Kuvendit ndryshime kushtetuese që përfshin listat e hapura dhe sanksionon zonat zgjedhore.

Të fundit