Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Grupi anti-Basha zyrtarizon lëvizjen e strukturuar brenda PD-së: Do paraqesim projekt-statutin e ri, vjeshta afati i fundit
Grupi kundër kryetarit Lulzim Basha në PD, i drejtuar nga Astrit Patozi, me anë të një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur ekzistencën e një lëvizje të strukturuar brenda kësaj partie.
Ky grup njofton se do të “veprojë si një lëvizje e strukturuar brenda partisë me një platformë të qartë politike dhe në muajin shtator do të paraqesë një projekt-statut të ri për t’u vendosur më pas nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Demokratike jo më vonë se fundi i vjeshtës së këtij viti”.
Projekt-statuti i ri përmban 11 pika dhe në një prej tyre kërkohet dorëheqja e menjëhershme e kryetarit nëse partia pëson humbje më të madhe se ajo e zgjedhjeve të mëparshme.
Njoftimi:
Në përfundim të votimit për Kryetar të Partisë Demokratike, në gjendjen e krijuar në Partinë Demokratike pas humbjes së thellë në zgjedhjet e datës 25 qershor 2017, ne, anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së Partisë Demokratike, dhe anëtarë të Partisë Demokratike në të gjithë degët e saj mbarë Shqipërisë, me vetëdijen e rrezikut që qëndron para së ardhmes së PD-së, opozitës, së djathtës në përgjithësi, dhe vendit po ashtu, dhe me qëllimin për ta mbajtur partinë të bashkuar e për ta bërë atë konkurruese, mbas takimeve me militantë e drejtues të partisë, me demokratë e personalitete, çmojmë se është nevojë madje domosdoshmëri, të bëjmë një përpjekje serioze e konstruktive brenda PD-së për demokratizimin e brendshëm të partisë, për rikthimin në vlerat e saj themelore, për konsolidimin e saj ideologjik, për të dhënë së bashku shpresë për PD-në dhe vendin. Ne jemi të vendosur për të ecur në këtë rrugë.
Humbja e rëndë në zgjedhjet e qershorit, më e rënda në historinë 27 vjecare të Partisë Demokratike, mungesa e reflektimit nga ana e Kryetarit të Partisë, mungesa e mbledhjes dhe e vendimarrjes në forumet e Partisë, mungesa e analizës për humbjen e zgjedhjeve, mos-dorëheqja e Kryetarit të Partisë si shkaktari i vetëm i humbjes në zgjedhjet e fundit parlamentare që solli kështu më pas rizgjedhjen e tij jo legjitime dhe një garë të pabarabartë në zgjedhjet për kryetar të PD-së, si dhe shkelja e procedurave në këto zgjedhje, përgatitja e listave zgjedhore duke anashkaluar statutin e Partisë, dhe përçarja brenda strukturave të Partisë, por mbi gjithçka udhëkryqi ku ndodhet PD dhe e ardhmja e saj, të gjitha këto na detyrojnë të marrim unanimisht vendimin për vazhdimin e lëvizjes sonë për bashkimin dhe demokratizimin e Partisë Demokratike nga brenda rradhëve të saj. Vetëm brenda rradhëve të saj dhe brenda strukturave të Partisë do të mund të sjellim bashkimin rreth shtëpisë sonë politike dhe të krijojmë mundësinë për të ringritur partinë mbi baza statutore dhe besimin tek strukturat tona dhe elektorati ynë.
Partia Demokratike ka nevojë më shumë se kurrë për një platformë të qartë politike dhe për rivendosjen e saj në shina ideologjike të djathta. Partia Demkratike duhet të rikthehet sa më parë tek shtyllat e saj: anti-komunizmi, liria e individit dhe fjala e lirë, e drejta e pronës dhe tregu i lirë, familja dhe. Ne duhet të luftojmë fort për të mposhtur qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit që është përfaqësuese e vetëm 20% të shtetasve shqiptarë, krimin, drogën, kanabizimin e vendit, korrupsionin marramendës, varfërimin e vendit, oligarkinë, abuzimin me anë të populizmit të shfrenuar, largimin e shqiptarëve të pashpresë për një jetë të re larg vendit.
Ne duhet të kthehemi në forcën kryesore opozitare në vend dhe të ringjallim shpresën e humbur tek shqiptarët ashtu siç kemi bërë 27 vite më parë. Humbja e mbi 230.000 votuesve tanë kërkon një analizë të thellë dhe serioze që duhet të kalojë nga forumet tona të ngritura me kaq mund ndër vite. Këto forume duhet të mblidhen dhe të nisin në çdo degë të partisë anembanë vendit analizën e humbjes dhe rikthimin e besimit tek votuesit tanë e më tej.
Për këtë ne do të punojmë si një lëvizje e strukturuar brenda partisë me një platformë të qartë politike dhe në muajin shtator do të paraqesim një projekt-statut të ri për t’u vendosur më pas nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Demokratike jo më vonë se fundi i vjeshtës së këtij viti.
Projekt statutit i ri do të duhet të përmbajë:
1.a) Rregulloren, procedurën, kriteret dhe standartet për zgjedhjen e kryetarit të PDSH.
2. b) Rregulla të qarta mbi sistemin e karrierës dhe meritës në të gjitha nivelet e organizimit dhe hierarkisë së Partisë.
3. c) Përcaktimin e procedurës, kritereve e modaliteteve në miratimin e kandidaturave për deputetë dhe kandidaturave të tjera elektorale nga organet vendimmarrëse kolegjiale të partisë dhe shqyrtimin e propozimin e tyre nga anëtarësia.
4. d) Ndalimin e çdo marrëveshjeje për bashkëqeverisje me kundërshtarin politik pa vendimmarrjen e organit më të lartë të partisë, Kuvendit Kombëtar.
5. e) Krijimin e gjykatës së partisë me përbërje edhe të figurave historike të partisë, për kontrollin formal të vendimarrjes së organeve të të gjitha niveleve të Partisë.
6. f) Këshillin e të Urtëve të Partisë Demokratike, i cili duhet të jetë një organ i përhershëm këshillimor dhe me autoritet moral i PDSHsë, i përbërë nga personalitete të Partisë Demokratike ndër vite.
7. g) Këshilli Kombëtar duhet të zgjedhë mes anëtarëve të tij kryetarin e Këshillit Kombëtar, me kompetenca për thirrjen dhe drejtimin e Këshillit Kombëtar.
8. gj) Përcaktimin e detyrimit statutor për mbledhjen e Këshillit Kombëtar rregullisht dhe periodikisht.
9. h) Në rast të humbjes së zgjedhjeve parlamentare kryetari i PDsë të japë dorëheqjen e menjëherëshme;
10. i) Në rast të humbjes së dy palëve zgjedhjeve, kryetari i Partisë Demokratike të japë dorëheqje të parevokueshme.
11. j) Në rast se Partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme kombëtare më tepër se herën parardhëse, kryetari i saj të japë dorëheqje të parevokueshme.
Pas paraqitjes së projekt propozimit për statutin e ri të Partisë, do të duhet të ngrihet menjëherë një komision i posaçëm për përgatitjen e projektit final të Statutit të ri. Ky statut do të duhet të diskutohet më pas në një Kuvend të Jashtëzakonshëm të Partisë.
Rruga përmes bashkimit dhe demokratizimit të partisë si dhe ringritja e Partisë Demokratike të Shqipërisë duhet të nisë nga qartësimi i profilit të saj politik, si një parti që në themel të saj ka lirinë e individit dhe garën e barabartë e të bazuar në kushtetutën tonë që është Statuti i Partisë Demokratike.
Bashkimi ynë rreth siglës sonë dhe idealeve të Partisë Demokratike e dhjetorit 1990, është e vetmja rrugë e drejtë, e urtë, e përshtatshme, mbi interesin e çdo pale apo personi, e vetmja rrugë për një PD të aftë e të gatshme për sfidat e reja euroatlantike dhe për reformat e thella që duhet të ballafaqojë vendi.
Ne jemi të vendosur për sa sipër, ne do ta bëjmë detyrën tonë ndaj partisë dhe vendit; natyrisht këtë nuk mund ta bëjmë të vetëm, por së bashku.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38