Flash News

KRYESORE

Grupi “Bajri” prej 6 muajsh në përgjim, kush janë VIP-at dhe politikanët që flisnin me ta

Grupi “Bajri” prej 6 muajsh në përgjim, kush janë

Pas një hetimi dhe përgjimi prej gjashtë muajsh të anëtarëve të grupit kriminal “Bajri”, 11 prej tyre, përfshirë edhe dy holandezë u arrestuan të premten në saj të operacionit “Oaz”.

Autoritet konfirmuan se janë grumbulluar prova të forta për arrestimin e tyre dhe akuzohen për një sërë veprash penale si gjobvënie, armëmbajtje pa leje, vrasje e mbetur në tentativë, trukim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje, prostitucion, trafik narkotikësh etj.

Sipas Report tv, grupi Bajri ishte prej kohësh në përgjim dhe prej tyre ka rezultuar se disa prej anëtarëve si Safet Bajri, Behar Bajri kanë komunikuar vazhdimisht me persona VIP, përfshirë edhe njerëz të politikës.

Emrat e këtyre personave nuk bëhen të ditur, por janë pjesë e dosjes që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë.

Nga ana tjetër, Enver Bajri i cilësuar si ‘koka’ e bandës vijon të jetë ende në arrati dhe është shpallur në kërkim. Sipas të dhënave të deritanishme, Enver Bajri ndodhet në Belgjikë, ndërsa 11 anëtarët e tjerë të arrestuar pritet të dalin sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Të fundit