Flash News

KRYESORE

“Grupi negociator ka pika të errëta”, Paloka flet për dosjen 400 faqëshe

“Grupi negociator ka pika të errëta”, Paloka flet për

Deputeti demokrat Edi Paloka, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës 24, shprehu mosdakodësitë e tij për grupin negociator të detit. Ndër të tjera Paloka shprehet se grupi negociator ka disa pika të errëta.

Sa i përket plotfuqishmërisë së Bushatit, Paloka u shpreh se Presidenti duhet të jetë mirëinformuar, megjithatë negociatat duhet të marrin kohën e nevojshme.

“Më vjen mirë që Presidenti më në fund ka marrë informacionin e duhur, përderisa ka dhënë autorizimin për plotfuqishmërinë. Deri dje kjo çështje ka qenë plotësisht në terr, edhe për ne si deputetë të mazhorancës, dhe anëtarë të Komisionit të Jashtëm. Synohet që të arrihet një marrëveshje me Greqinë. Që kjo marrëveshje të qëndrojë në këmbë duhet që të dyja palët të jenë të kënaqura, dhe ajo të realizohet mbi drejtësinë dhe jo mbi pazaret. Ne të gjithë jemi të kënaqur që nisin negociatat për këtë marrëveshje. Ajo që ne nuk dimë deri më tani është a janë të vërteta ajo që kemi dëgjuar deri më sot. Edhe koha e arritjes së negociatave është me rëndësi. Nëse i mbyllim bisedimet me Greqinë për një javë, kjo tregon se ka diçka që nuk shkon”, u shpreh deputeti demokrat.

Sakaq, ai shprehu rezerva sa i takon grupit negociator, duke u ndalur tek emri i Artur Meçollarit. Paloka tha se për të ka një dosje për të cilën duhet të bëhen verifikime.

“Pjesa tjetër sa i takon grupit negociator ka disa pika të errëta. Sipas informacionit që kemi ne, Meçollari ka një dosje 400 faqe. Nëse kjo dosje është zhdukur, atëherë kjo është shumë e rëndë. Pse këmbëngulet kaq shumë që Meçollari të jetë negociator, ku ka këto hije dyshimi? Pse nuk zëvendësohet ky negociator? Por përkundrazi, jo vetëm që nuk zëvendësohet por këmbëngulet që të jetë pjesë e grupit negociator”, u shpreh ndër të tjera deputeti i djathtë.

 

Të fundit