Flash News

KRYESORE

Grupi shqiptar i repit në qendër të mediave ndërkombëtare për drogën. Reagon anëtari: E vogël është bota

Grupi shqiptar i repit në qendër të mediave
Anëtarët e grupit shqiptar të repit, “Hellbanianz” duket se po e shijojnë vëmendjen që po marrin nga mediat ndërkombëtare. Kjo vëmendje nuk lidhet me muzikën e tyre, por për shkak se akuzohen nga autoritetet britanike si një ndër grupet më të rrezikshme kriminale dhe që janë fuqizuar së fundmi në trafikun drogës. Mediat më të mëdha në Britani kanë muaj që shkruajnë për “Hellbanianz”, ndërkohë që jehona ka mbërritur edhe në mediat italiane me Mediaset që ka transmetuar një kronikë për këtë grup. Stealth hb, anëtar i këtij grupi, ka publikuar kronikën e Mediaset dhe shkruan: “Banda e madhe, e vogël është bota.” “Drogë, videoklipe dhe famë”/ Kush janë ‘Hellbanianz’, grupi shqiptar që ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve britanike
 
View this post on Instagram
 

.Gango so BIG e Vogel o Bota. Sanijaaa ma pi** se kjo Italianja #ioSonoAlbanese 🇦🇱😈

A post shared by 🌋HELLBANIANZ🌋 (@stealth_hb) on

Të fundit