Flash News

KRYESORE

Grupi teknik i Ramës nis punën për shkarkimet masive në administratë, do të preken 500 institucione, drejtori apo dikastere

Grupi teknik i Ramës nis punën për shkarkimet masive në

Tetori është muaji i shkarkimeve masive të administratës. Pas ngritjes së grupit të parë të punës, atij të deputetëve, të cilët prezantuan platformën në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, është ngritur edhe një grup tjetër teknik, i cili po inspekton çdo drejtori dhe dikaster në vend, plot 500 të tilla. Ky grup teknik pune po llogarit shpenzimet që ka çdo institucion si dhe rolin e institucionit pasi në rast se ka përplasje me institucion tjetër pritet të ketë bashkim ose në rast se ka mbivendosje pritet shkrirja e tyre. Një pikë tjetër ku konstaton puna e grupit  teknik ka të bëje me faktin  se do të bëhet nja auditim i imtësishëm në të gjitha këto institucione. Ky grup pune ka gati emrat e  drejtorive kryesore të cilat kanë nevojë për t’u reformuar sa më shpejt. Fillimisht do të preken dikasteret dhe agjensitë që jane drejtuar gjatë këtyre katër viteve nga LSI.   Vala e ristrukturimit do të preke AKU, e cila do të reformohet si në qender ashtu edhe në në rrethe, duke i bërë spastrim edhe punonjësve që ka. Puna ka nisur me heqjen e drejtorit të mëparshëm të AKU-së, Dritan Sejko, dhe emërimin e Agim Ismailit, si drejtori i ri. Por “ristrukturimi” apo shkarkimet në masë do të prekin edhe Postën Shqiptare, e cila prej mëse katër vjetësh drejtohet nga LSI, ku ka një numër të madh punonjësish, militantë apo mbështetës të kësaj force poltike. Do të të preket nga spastrimi gjithashtu dhe Drejtoria e Rrugëve. Lidhur me këto tre drejtori ka pasur akuza të ashpra nga kryeministri Edi Rama, shto edhe faktin se në to ka një numër të madh punonjësish. Grupi teknik i punës ka nisur punën dhe brenda muajit tetor do të bëhet evientimi dhe zëvendësimi i pjesës dërrmuese të punonjësve të cilët kanë hyrë “politikisht” në postet që mbajnë dhe që, me shumë gjasa”, po “politikisht” do të futen të tjerët, ata që mbështetën PS dhe që i dhanë 74 mandate e sot, kërkojnë të shpërblehen nga fitimtarët. Rregullimet në administratë do të përfundojnë brenda 100 ditëshit të parë të qeverisë "Rama 2".

Të fundit