Flash News

KRYESORE

Grupimi i Qendrës së Djathtë: Meta do diskutojë me të gjitha palët për thirrjen e tryezës

Grupimi i Qendrës së Djathtë: Meta do diskutojë me të

Partitë e ‘Grupimit të Qendrës së Djathtë’ kanë zhvilluar sot një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Në përfundim të këtij takimi, Fatmir Mediu falenderoi Metën për diskutimin e hapur në raport me kërkesën e tyre për thirrjen e një tryeze për zgjidhjen e krizës politike.

“Të gjithë ndajmë një mendim se situata është shumë problematike dhe duhet të ndalojmë që vendi të shkojë në konflikt”, u shpreh Mediu.

Sa i përket thirrjes së tyrezës, Mediu deklaroi se Meta ka nevojë të diskutohet me të gjitha palët politike për të kërkuar më pas dialogun për krizën. Ai theksoi se presidenti është në të njëjtën valë me shqetësimin e qytetarëve.

Pjesë e takimit ishin kryetarët e PR, LZHK, PAA, PBDNJ dhe PDK.

Aleatët e Partisë Demokratike kërkojnë organizimin e një tyrezë opozitë-mazhorancë për t’i dhënë zgjidhjes së krizës nëpërmjet një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, që do të mundësojë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Të fundit