Flash News

KRYESORE

Grushte dhe humbje, Partizani bie në Durrës; Kukësi dhe Bylisi fitore titulli, Luftëtari është gjallë

Grushte dhe humbje, Partizani bie në Durrës; Kukësi dhe Bylisi

Tension, gola dhe spektakël në Superiore! Kryesfida e javës ishte ajo ndërmjet Teutës dhe Partizanit e mbyllur me rezultatin 1-0. Trajneri Edi Martini e nis me fitore në krye të stolit, ndërsa takimi u vendos nga penalltia e kthyer në gol nga Kallaku.

https://streamable.com/fe3qr

Tension i madh dhe sherr në pjesën e dytë me Cordeiron dhe Beqjen që nuk mbajtën as grushtet. Të dy ekipet dhe pankinat u përfshinë dhe gjyqtari e nxori 5 herë kartonin e kuq nga xhepi. Cordeiro, Beqja, Duka dhe Shkalla u ndëshkuan. Kjo fitore fut në krizë Partizanin me 3 humbje radhazi.

https://streamable.com/aik3w

Kukësi ka fituar me rezultatin 1-2 në Shkodër duke rrëmbyer 3 pikët e arta. Ekipi verilindor iu fal golave të Rrocës dhe Shkurtajt për të dalë me pikë të plota dhe për t'u shkëputur me 3 pikë në krye. Goli i Krymit ishte vetëm për statistikë.

https://streamable.com/4tvlz

Bylisi tregoi dhëmbët ndaj Laçit. Ekipi vendas fitoi me rezultatin 1-0 duke rifituar vendin e dytë dhe duke qenë kandidat për titull. Goxhaj ishte autori i golit të vetëm të ballshiotëve.

Luftëtari mposhti Skënderbeun me rezultatin 2-0. Autori i të dy golave ishte Gresil Lika, ky i fundit dërgoi dy herë topin në rrjetë.

 

Të fundit