Flash News

KRYESORE

Grushte e shqelma me policinë, Rama dërgon një grua për të qetësuar minatorët, marrëveshja që u propozoi

Pas përleshjeve fizike me forcat e policisë përballë godinës kryeministrore, duket se Rama është bërë i gjallë dhe ka reaguar ndaj protestës së minatorëve. Ata protestuan ditën e sotme, duke mos kursyer edhe përplasjet me kordonin e policisë dhe bllokimin e rrugës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri në një takim me kryeministrin.

Pak më parë, një përfaqësuese e Ramës, pjesë e zyrës së bashkëqeverisjes u takua me minatorët dhe kërkoi prej tyre dy përfaqësues për të biseduar në ambientet e kryeministrisë për kërkesat e tyre konkrete.

Ajo u prezantua si Elisa Stamo dhe tha se  përmes dy përfaqësueseve të minatorëve do të ofrohet një interpelancë me Edi Ramën.

Minatorët ishin të vendosur që nuk do të largoheshin nga ambientet përballë godinës deri në marrjen e një përgjigje nga shefi i qeverisë, ndërsa kërkojnë statusin e minatorit. Statusi parashikon uljen e viteve të punës nga 12 vite e gjysmë në 10 vite, rritjen e pagës në 700 mijë lekë të vjetra dhe trajtime mjekësore falas.

Elisa Stamo

Të fundit