Flash News

KRYESORE

Grushtet mes Coman dhe Lewandowski-t, trajneri Kovac: Nuk flas më për këtë temë

Grushtet mes Coman dhe Lewandowski-t, trajneri Kovac: Nuk flas më për

Dy sulmuesit e Bayern-it, Kingsley Coman dhe Robert Lewandowski, janë përleshur me grushte me njëri-tjetrin gjatë stërvitjes së ekipit.

Fillimisht lajmi qarkulloi si një thasheshem në mediat gjermane, por më pas ishte trajneri Niko Kovac ai që konfirmoi sherrin mes dy lojtarëve.

Ai u shpreh se pas stërvitjes ka diskutuar me futbollistët dhe ata janë sqaruar me njëri-tjetrin. Madje ai theksoi se ata kërkuan falje për ngjarjen. Por tekniku nuk foli për arsyen e konfliktit, duke thënë se kjo çështje mbyllet këtu dhe se nuk do të japë më asnjë përgjigje lidhur me këtë temë.

Kovac shtoi gjithashtu se asnjë nga lojtarët nuk do të marrë gjobë pasi ata tashmë e zgjidhëm çështjen mes tyre.

“Po, është e vërtetë se ka ndodhur një sherr mes dy lojtarëve që janë përmendur në media. Pas stërvitjes diskutuam, të dy kërkuan falje dhe shprehën keqardhjen e tyre. Asnjëri nuk do të gjobitet, sepse e kuptuan gabimin. Çështja mbyllet këtu, nuk do të përgjigjem më për këtë temë”, u shpreh tekniku kroat.

Ndërkohë, Bayerni të dielën do të luaj ndeshjen e radhës në Bundesliga ku do ta presë Fortuna Dusseldorf.

Të fundit