Flash News

KRYESORE

Guardia di Financa: Gomonia me 2.3 ton drogë ka mundësi të jetë nisur nga Shqipëria

Guardia di Financa thotë se ka mundësi që gomonia oqeanike e cila transportoi në brigjet italiane ngarkesën me 2 300 kg drogë është nisur nga Shqipëria. Ora News disponon një kopje të komunikatës së shtypit të GF italiane.

“Ky rezultat i jashtëzakonshëm erdhi falë një aktiviteti investigativ nisur mbi bazën e elementeve që vërtetonin praninë e një mjeti lundrues me shumë mundësi me prejardhje nga Shqipëria pranë grykëderdhjes së Trontos è me qëllim shkarkimin e një ngarkese droge” thuhet në komunikaten e GF siguruar nga Ora News.

Menjëherë është aktivizuar operacioni i kontrollit të territor, falë të cilit është bllokuar një furgon me 2 persona në bordin e të cilit janë gjetur 25 bidona benzinë.  Benzina dot ë shërbente për të furnizuar skafin.

Furgoni është ndalur në afërsi të territorit në bregdetin e të cilit u gjetën 40 pako me marijuanë.

 Skafistët hodhën drogën në det-  Ndërkohë Financa në bashkëpunim me rojen bregdetare të Portit të San Benedeto del Tronto dhe të Ankonës u vu nën ndjekje të mjetit lundrues.

Skafistët sapo kanë nuhatur se janë zbuluar kanë hedhur më det lëndën narkotike, thuhet në komunikatët e GF një kopje të së cilës e disponon Ora News. 

Operacioni i ndjekjes ka vazhduar deri sa skafi është larguar drejt ujërave të Kroacisë. Roja bregdetare është detyruar të ndërpres operacionin.

Në det janë rekuperuar rreth 73 pako marijuanë e së bashku me pakot e sekuestruara në bregdetin e San Benedetto del Tronto, sasia e marijuanës së sekuestruar është rreth 2300 kg.

Dy të arrestuar, shtetasi italian R.A 63 vjeç dhe  shqiptari rezident në Itali K,D 24 vjec,  janë shoqëruar në burgun e  Marino del Tronto .

Ky vlerësohet si një nga operacionet më të rëndësishme të sekuestrimit të drogës në territorin e Ascoli Picenos.

 

Të fundit