Flash News

KRYESORE

Guardia di Finanza konfiskon 15 mijë kanaçe “Red Bull” kontrabandë, arrestohet kosovari

Guardia di Finanza konfiskon 15 mijë kanaçe “Red Bull”

Kontrabanda me pjet energjike tashmë i ka kaluar kufijtë e vendit tonë dhe ka gjetur terren në shtetin fqinj, në Itali. Guardia di Finanza ka sekuestruar rreth 15 mijë kanaçe “Red Bull” gjatë një kontrolli të ushtruar në 70 dyqane në San Salvario në Porta Palazzo në Torino. Kanaçet janë gjetur në brendësi të frigoriferëve, të fshehur në magazina të paligjshme.

Sipas mediave italian kompania që impotonte pijet energjike kontrabandë e kishte magazinën në Milano dhe drejtohej nga italian në moshën 40 vjeçare dhe një kosovar rreth të 50-ave.

Kanaçe me pijen energjike importoheshin nga Kosova dhe mbi to mbi të cilën vendoseshin etiketa false të markës së njohur të pijeve energjike. Në Torino produktet ishin shitur në aktivitete tregtare të menaxhuara nga sipërmarrës nga Bangladeshi, duke ngritur një treg paralel, jo vetëm në dyqane, por edhe tek shitësit ambulant, me një çmim prej 5 eurosh.

Të fundit