Flash News

KRYESORE

Guardiola flet për barazimin, pranon problemet e ekipit

Guardiola flet për barazimin, pranon problemet e ekipit

Trajneri Manchester City, Pep Guardiola, foli pas takimit të barazuar pas ndeshjes kundër Newcastle. Numri një i stolit pranoi vështirësitë që ka ekipi i tij për të fituar.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por arritëm të tregonim forcën tonë dhe kaluam dy herë në avantazh. Kundërshtari pati vetëm dy raste dhe arriti të shënojë. Ishim të pafat.

"Katër vitet e fundit kemi qenë skuadra më e mirë në Angli dhe gjithmonë e kemi gjetur një mënyrë për të fituar. Sot e gjetëm dy herë, por u ndëshkuam në fund. Ky rezultat duhet pranuar, të fokusohemi te forca jonë dhe ta shfrytëzojmë. Le t’i përjetojmë këto rezultate negative ashtu siç bëjmë me fitoret”, tha mes të tjerash strategu spanjoll.

Të fundit