Flash News


E-TJERA

Guardiola i kënaqur pas fitores me përmbysje, zbulon lojtarin fenomenal

Guardiola i kënaqur pas fitores me përmbysje, zbulon lojtarin

Pep Guardiola ka mbetur shumë i kënaqur pas fitores 3-1 të Man. City ndaj Leicester. Edhe pse "Dhelpra" kaloi e para në avantazh, "Qytetarët" bënë përmbysjen e madhe dhe argëtuan tifozët me spektakëlin e tyre në fushë.

"Më shijoi kjo fitore, pasi nuk është e lehtë të fitos ndaj një ekipi që renditet në krye. Sot luajtëm mjaft mirë, krijuam raste dhe u mbrojtëm mirë.Luajtëm një futboll të thjeshtë, por të bukur".

Guardiola u ndal edhe te Kevin De Bruyne, i cili ishte fantastik në ndeshjen e sotme.

"Ai ka vuajtur shumë sezonin e kaluar për shkak të dëmtimeve, por këtë sezon është fenomenal. Po, mund ta them me plot gojën këtë gjë. De Bruyne është një plus i madh për ne, të gjithë e dinë këtë dhe shokët e skuadrës janë të lumtur pasi mësojnë shumë prej tij", u shpreh trajneri spanjoll.

Të fundit