Flash News

KRYESORE

Gudar Beqiraj takohet me Metën, jep dorëheqjen nga Akademia e Shkencave

Gudar Beqiraj takohet me Metën, jep dorëheqjen nga Akademia e

Presidenti Ilir Meta u takua me Kryetarin e Zgjedhur të Akademisë së Shkencave Akademikun Gudar Beqiraj. Gjatë bisedës u nënvizua nevoja dhe rëndësia e një reformimi tërësor të kërkimit shkencor dhe Akademisë së Shkencave në drejtim të rritjes së produktivitetit shkencor në harmoni me zhvillimet e sotme të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, për përballimin e sfidave të rëndësishme të vendit tonë.

Akademiku Beqiraj i shprehu vullnetin e tij Presidentit për t’u dorëhequr nga pozicioni i Kryetarit të Zgjedhur të Akademisë së Shkencave.

Presidenti vlerësoi aktin qytetar të Akademikut Beqiraj duke vënë në dukje personalitetin e tij dhe rolin e kontributin e gjatë jo vetëm në fushën e kërkimit shkencor por edhe në atë të zhvillimit të sportit dhe të veprimtarive humanitare.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut mes Asamblesë së Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë me qëllim rritjen e rolit të pazëvendësueshëm të saj për zhvillimin e vendit

Të fundit