Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Guidë për hajdutët e politikës: si t'i fshihni paratë e vjedhura nga drejtësia amerikane
Pra ju keni vjedhur një miliard dollarë. Kjo ishte pjesa e lehtë. Vendi, president i të cilit jeni, mund të jetë i varfër, gjë që është për të ardhur keq, por gjithashtu sundohet nga ligjet e xhunglës, dhe kjo krijon mundësi. Audituesit, policia dhe prokurorët, që duhet ta kishin goditur dorën që ju futët në thesar zgjodhën që ta puthin atë. Kështu që xhepat tuaj janë plot me plaçkë të vjedhur. Ekziston vetëm një pengesë: bota është bërë më pak tolerante ndaj kleptokratëve.
Në ditët e mira të Luftës së Ftohtë, diktatorët mund të ishin diktatorë. Kur Mobutu Sese Seko, diktatori i ndjerë, i asaj që tani është Republika Demokratike e Kongos, e çoi vendin e tij në gjendje kome duke vjedhur, askush nuk çau kokë. (Përveç subjekteve të tij, natyrisht.) Kur familja e tij thante 10,000 shishe shampanjë rozë në vit dhe Mobutu mbante një avion Concord në pistën e pallatit të tij tropikal, përkrahësit e tij perëndimorë e bënë një sy qorr, për aq kohë sa ai nuk ftoi Sovjetikët në Afrikën Qendrore. Po kështu, Sovjetikët anashkaluan vjedhjen, po aq të egër, e klientëve të tyre në Angola. Dhe një kleptokrat aso kohe nuk e kishte problem të gjente vend për të parkuar megamilionët e tij. Bankierët zviceranë rreshtoheshin për t'i ofruar kasaforta të bollshme. Agjentët e pasurive imobiliare në Côte d’Azur i shtronin tapet me fije ari.
Sidoqoftë, kohët e fundit, qeveritë perëndimore kanë konfiskuar pasuritë e plaçkitura dhe kanë ndjekur penalisht ata që janë përfshirë në korrupsion përtej kufijve të tyre. Këtë vit Departamenti Amerikan i Drejtësisë paditi një ish-ministër të Financave të Mozambikut dhe fitoi kundër disa ish-bankierëve të Credit Suisse për përvetësimin e 2 miliard dollarëve në kredi. Ish kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, humbi punën dhe lirinë pasi Amerika zbuloi se ai kishte 700 milion dollarë në llogari bankare personale. Prokurorët amerikanë janë ende duke ndjekur të dyshuarin si pastrues i parave të tij. Muajin e kaluar autoritetet zvicerane shitën në ankand makina sportive me vlerë 27 milion dollarë të sekuestruar nga Teodorin Nguema Obiang, djali pallogaritshëm i pasur i presidentit të Guinesë Ekuatoriale, një diktaturë e vogël e pasur me naftë. Nuk ishte përplasja e tij e parë me agjencitë e huaja ligjzbatuese. Në vitin 2014, ai duhej të dorëzonte asete me vlerë 30 milion dollarë pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha që ai i kishte hyrë një shoppingu frenetik me para korrupsioni. Kudo, sundimtarët hajdutë dhe pasardhësit e tyre duhet të ndihen nervozë.
Kështu, ja disa hapa që mund të ndërmerrni për të mbrojtur plaçkitjet. Së pari, qëndroni larg mediave sociale. Z. Obiang (i riu) pozonte në Instagram në makina të shtrenjta dhe avionë privatë. Kjo mund t'u ketë bërë përshtypje miqve të tij, por gjithashtu çoi pyetje të pakëndshme se si ai mund të përballonte lodra të tilla ekstravagante.
Së dyti, shmangni blerjet, aq të dukshme sa të kapin titujt e lajmeve. Kolawole Akanni Aluko, një biznesmen nigerian i akuzuar për ryshfet, jo vetëm që harxhoi 80 milion dollarë në një superjaht - gjithashtu raportohet se ia dha me qira Jay-Z dhe Beyoncé për 900,000 dollarë në javë. Këta këngëtarë (të pafaj) tërheqin një vëmendje të caktuar. Z. Aluko mund të kishte shmangur një kontroll të padëshirueshëm nëse do të kishte blerë një varkë më pak bombastike.
Së treti, mbani afër një fond emergjence. I ndjeri Robert Mugabe, i cili keqeverisi Zimbabvenë për tri dekada, gjithnjë udhëtonte me një valixhe me "para të grushtit të shtetit", në rast se ai rrëzohej nga pushteti ndërsa ishte jashtë vendit. Kini parasysh se grumbujt e parave duan kujdes. Një ish-sundimtar i Guinesë Ekuatoriale, Francisco Macías Nguema, mbajti një pjesë të madhe të rezervave në monedhe të huaj të të vendit në një kasolle bambuje në kopshtin e tij. Ai harroi ta bëntë kasollen të papërshkueshme nga shiu, mjerisht, dhe shumë prej parave u kalbën.
Një mënyrë për të mbrojtur pasuritë e zhvendosura jashtë është të pretendosh se ato i përkasin shtetit. Z. Obiang (i riu) e ndaloi Francën të shiste shtëpinë e tij në Paris duke insistuar se ishte në pronësi të ambasadës së vendit të tij. Avokatët e tij thonë gjithashtu se një superjaht 100 milion dollarësh i kapur nga Hollanda ishte anije e flotës detare. Prokurorët janë pafjalë para faktit se cilit qëllimi ushtarak mund t'i shërbejë xhakuzi në kuvertën e sipërme. Një mënyrë tjetër për të shmangur dallimin midis pronës publike dhe asaj personale është të jesh monarkik. Mswati III, monarku absolut i Eswatini (dikur Suaziland) jeton si një mbret - dhe është e ligjshme. Monarkët e Gjirit thuhet se ishin midis ofertuesve për makinat e Z. Obiang.
Një mendim i fundit. Po sikur të qeverisnit me ndershmëri? Kjo nuk është aq e çmendur sa tingëllon. Mo Ibrahim, manjati i telekomit Sudanezo-Britanik, ka caktuar një çmim prej 5 milion dollarësh çdo vit për një president afrikan që qeveris mirë dhe del në pensionon kur i mbaron mandati. Mund të jetosh mjaft mirë me 5 milion dollarë. Megjithatë për 7 nga 12 vite që nga fillimi i çmimit Ibrahim, ende nuk është identifikuar asnjë fitues i denjë.
*Marrë nga The Economist. Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38