Flash News

KRYESORE

Gurakuqi: Shqipëria është i vetmi vend evropian ku konceptimi i rolit të Policisë së Shtetit lexohet mbrapsht

Gurakuqi: Shqipëria është i vetmi vend evropian ku konceptimi i

Ish-deputeti i PD që dorëzoi mandatin, Romeo Gurakuqi bazuar në ngjarjet e ditës së djeshme ku u arrestuan dhjetra protestues shprehet se i vetmi vend evropian ku konceptimi i rolit të Policisë së Shtetit lexohet mbrapsht.

Ai shprehet se në çdo vend demokratik, në shumë aspekte, pushtetet ligjore të policit janë të njëjta me ato të qytetarëve të thjeshtë.

“Në qoftë se ai bën gabim, ai krejt lehtësisht mund të përgjigjet në varësi të rrethanave, për një arrestim të gabuar, sulm të padrejtë, përsekutim të qellimshëm tendencioz, meqë nuk ka një imunitet të veçantë në zbatimin e ligjit. Arsyeja e këtij pozicioni të Policisë është sepse tipari jetësor i të drejtës në një vend demokratik është mbrojtja e lirisë së individit”, por në Shqipëri sipas tij nuk funksionon kështu duke u kryer arrestime të padrejta të protestuesve.

Reagimi i Gurakuqit:

Në vitin 1829, Sekretari për punët e brendshme i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Robert Peel, themeloi një forcë të rregullt policore metropolitane në Londër. Ai e gjykoi se rendi publik nuk mund të ruhej më nga forcat ushtarake, por nga një institucion i specializuar dhe i profesionalizuar, që është policia. Nga kjo kohë e në vijim, gradualisht, ushtria dhe ushtarakët u përjashtuan tërësisht nga çëshjet e ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në të gjitha vendet demokratike. Policia u bë institucioni përgjegjës për zbatimin e së drejtës dhe ruajtjen e rendit. Pushtetet që iu dhanë policisë ishin dhe janë të balancuara në mënyrë të kujdesshme dhe nuk mund të drejtohen kundër kufizimit të padrejtë të lirive të subjekteve të tyre të interesit. Oficeri i policisë nuk është as një punonjës i shërbimit civil, as edhe zyrtar i qeverisë, megjithëse ai është i punësuar prej autoriteteve qeveritare, qendrore ose lokale, dhe i paguar nga qeveria, përmes fondeve shtetërore. Në çdo vend demokratik, në shumë aspekte, pushtetet ligjore të policit janë të njëjta me ato të qytetarëve të thjeshtë. Në qoftë se ai bën gabim, ai krejt lehtësisht mund të përgjigjet në varësi të rrethanave, për një arrestim të gabuar, sulm të padrejtë, përsekutim të qellimshëm tendencioz, meqë nuk ka një imunitet të veçantë në zbatimin e ligjit. Arsyeja e këtij pozicioni të Policisë është sepse tipari jetësor i të drejtës në një vend demokratik është mbrojtja e lirisë së individit. Liria personale, më pas, vjen e lidhur pazgjidhshmërisht me të drejtën e fjalës, lirinë për të marrë pjesë në një meting publik, etj. Për të gjitha këto arsye mund të kuptohet se sa i veshtirë dhe sa i specializuar është roli i oficierit të policisë në një shtet demokratik dhe sa profesionale duhet të jetë puna e pjestarëve të këtij institucioni.

Shqiperia eshte i vetmi vend europian, ne te cilin, ky konceptim i rolit te Policise se Shtetit lexohet mbrapsht.

Tiranë, 16 mars 2019: një burrë që fshihet skutave të Kanionit të Osumit, ndjehet i sigurtë pavarësisht paudhësive të tij të pandaluna, mbasi ka emëruar në krye të punëve në Ministrinë e Policisë, një ushtarak, specialist të armëve kimike dhe në krye të punëve të Policisë së Shtetit, një bari të mirënjohur në rrugëkalimet këmbësore të kufirit mes Thesprotisë dhe Kaonisë. Bashkarisht të dy këta zotërinjë, mbajnë sonte në komisariatet e Tiranës dhe në Drejtorinë e Policisë, dhjetra nxënës, qytetarë të moshave të ndryshme, që janë gjendur rastësisht nën raprezaljet e skuadrave të civilëve, të një policie politike të vendosur në funksion dhe në shërbim të Partisë Socialiste. Ata kanë përdorur sot për disa orë me radhë, në mënyrën më antiligjore, gazin helmues luftarak, përkundër demonstruesve të radhëve fundore të opozitës, duke goditur nga lartësitë e pallateve, në rrugicat përgjatë parlamentit, njerëz paqësorë që po ushtronin një të drejtë kushtetuese të paralajmëruar. Këta dy zotërinj, në vend që te merren me parandalimin e ngjarjeve kriminale që ndodhin çdo orë në të gjithë cepat e Shqipërisë, ndërmorën sot një gjueti të planifikuar frikësimi ndaj Opozitës Demokratike. Prej muajsh, ata bashkarisht ia kanë kaluar detyrat e rendit publik, ushtarakëve të Gardës së Republikës, pavarësisht se legjislacioni ua ndalon këtë përdorim. Askush nga Prokuroria shqiptare nuk heton veprimet dhe tejkalimet e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës. Asnjë hetim nuk ka mbi proçedurat e ndjekura dhe mbi burimet njërëzore të përdorura ne kryerjen e goditjeve ndaj protestuesve: janë ata në të vertetë pjesë e personelit te Ministrisë së Brendshme?!

Sapo jam kthyer nga Drejtoria e Policisë së Tiranës: 28 shtetas ndodhen ende në ndalim policor nga drejtori i ri i këtij institucioni (në këtë numër nuk përfshihen dhjetra të tjerë të ndaluar në komisariatet e tjera), i cili me vendosmëri dhe pashpirtësi të dënueshme nga ligja, po përpiqet të plotësojë urdhërat e ndalimit të planifikuara nga eprorët e tij për shtetasit që rastësisht janë kapur në rrjetën agjentëve të PS. Mes të ndaluarve ndodhet edhe një qytetar nga Qarku i Shkodrës, Bashkia e Vaut të Dejës, baba i katër fëmijëve të mitur, kryefamiljarë. 4 orë negociata ishin të pamjaftueshme që atij t’i jepej liria. Plotësisht e papranueshme perndjekja politike ndaj deputetit te Qarkut Fier, zotit Luan Baçi dhe familjarëve te tij, nga ana e Policisë së Shtetit. Kushdo qe ka lëshuar urdhera te tillë do mbaj përgjegjësi para ligjit dhe do të përgjigjet një ditë. Policët e Partisë Socialiste nuk duhet të harrojnë se kane ndaluar një student shembullor. Dhe në komisariatet e Tiranës ishin disa studentë të ndaluar, që prindërit i kërkonin.

Kush duhet ta ndalë këtë shkelje të shumëfishtë të Kushtetutës, të Kartës së Lirive, të Ligjit mbi Policinë e Shtetit dhe Ligjit mbi të drejtën e tubimeve?!

Të fundit