Flash News

KRYESORE

Gurakuqi tregon arsyen pse u zgjodh Vlora si qytet për të shpallur Pavarësinë

Gurakuqi tregon arsyen pse u zgjodh Vlora si qytet për të shpallur

Historiani dhe deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, i ftuar në emisionin ‘Arena’ shpjegoi arsyet se pse u vendos që të ishte Vlora qyteti i shpalljes së pavarësisë.

Gurakuqi tha se u gjet Vlora si qyteti më i mbrojtur nga avancime reciproke të Malit të Zi, Serbisë dhe Greqi.

“Është e lidhur me pozicionin e fuqive ballkanike. Shpallja e pavarësisë në Vlorë, është gjetur si qyteti më i mbrojtur nga avancime reciproke që Mali i Zi, Serbia, Greqi.

Kishte një vijë në qafën e Llogarasë, diku në Palasë. Nuk mund ta kalonin grekët për shkak të italianëve. Ishte qyteti më i ruajtur edhe në aspektin e përparimit të ushtrisë greke. Në momentin kur ka ardhur Ismail Qemali në Durrës, serbët kanë qenë në Fan. Kishin përparuar shumë afër. Është zgjedhur për shkak të pozicionit gjeografik”, u shpreh Gurakuqi.

Të fundit