Flash News

KRYESORE

Gusht-Tetor, 7 315 shtetas kanë tentuar të largohen nga vendi për të kërkuar azil politik

Gusht-Tetor, 7 315 shtetas kanë tentuar të largohen nga vendi për

Ditën e sotme u riatdhesuan në aeroportit 'Nënë Tereza' 36 shtetas shqiptarë të cilëve u ishte refuzuar kërkesa për azil në Francë e Belgjikë.

Ndërkohë, për periudhën Gusht-Tetor, janë 7 315 shtetas të cilët kanë tentuar të ikin jashtë vendit.

“Duke filluar që nga 1 gushti i vitit 2017, datë në të cilën filloi edhe zbatimi i këtyre masave, trendi i shtetasve që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së ose në Schengen është në ulje.

Janë ndaluar për të ikur jashtë territorit të Shqipërisë, shtetas që nuk plotësojnë dokumentacionin e kërkuar, gjithsej 7 315 shtetas.

Nga këta janë 6 630 shtetas të rritur dhe 682 janë minorenë, kjo për periudhën Gusht deri në Tetor 2017”, u shpreh Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj.

Të fundit