Flash News

KRYESORE

Gushti i "nxehtë", 4237 raste të reja me COVID-19 dhe 127 viktima në vendin tonë

Gushti i "nxehtë", 4237 raste të reja me COVID-19 dhe 127

Situata e COVID-19 në vendin tonë duket se po shkon drejt një qëndrueshmërie, me një kurbë me jo shumë ulje-ngritje.

Duke iu referuar shifrave të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, për muajin gusht në vendin tonë janë regjistruar 4237 raste të reja me COVID-19, 127 viktima dhe 2262 të shëruar.

Sipas statistikave, për muajin gusht llogaritet një mesaare prej 4.09 viktima në ditë, 136.6 raste të reja në ditë dhe 72.9 të shëruar në ditë.

Në total në vendin tonë ka 9513 persona të infektuar me COVID-19, prej të cilëve, 284 kanë ndërruar jetë, 5214 janë shëruar dhe 4015 janë aktualisht aktivë me koronavirus.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Të fundit