Flash News

KRYESORE

Gushti pritet të nisë i nxehtë, sinoptikanja: Temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë

Gushti pritet të nisë i nxehtë, sinoptikanja: Temperaturat do

Temperaturat në 10-ditëshin e parë të gushtit pritet të arrijnë maksimalisht deri në 40 gradë.

Kështu është shprehur sinoptikanja Adiola Bani, e cila ka theksuar se dita e shtunë do karakterizohet nga vranësira paradite dhe shi pasdite, në pjesën më të madhe të vendit.

Ajo gjithashtu theksoi se duke filluar nga dita e martë e deri në fund të javës do të kemi herë pas here vranësira, duke sjellë edhe shtrëngata shiu, që do të sjellin një freskim të motit.

“Dita e sotme do të paraqitet e qëndrueshme. Dita e shtunë është ajo që do të kemi më shumë prezencë të vranësirave, ndërsa pasdite pritet të kemi shtrirje të shirave në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta edhe në ditët e para të gushtit. Temepratura maksimale parashikohet 39-40 gradë, edhe pse do të kemi prezencë të vranësira. Duke filluar nga dita e martë e deri në fund të javës do të kemi herë pas here vranësira, duke sjellë edhe shtrëngata shiu, që do të sjellin një freskim të motit. Por, në 10-ditëshin e parë të gushtit temperaturat do të jenë të larta, mbi 36 gradë”, tha sinoptikanja Bani.

Të fundit